Rama takon Perezin në “Bernabeu”, flasin për sjelljen e shkollës së futbollit të Realit në Shqipëri

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në takim nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.

Rama tha se ishte i privilegjuar nga mikpritja e presidentit Perez në stadiumin “Santiago Bernabeu”, teksa folën për sjelljen në Shqipëri të shkollës së futbollit që mbështet nga Fondacioni i Real Madridit.

“I privilegjuar nga mikpritja e Presidentit legjendar të Real Madridit, Florentino Perez, në Stadiumin ‘Santiago Bernabeu’, ku folëm për sjelljen në Shqipëri të shkollës së futbollit dhe Universitetit të Sporteve që janë krijuar e mbështeten nga Fondacioni i klubit prestigjioz spanjoll”, shkroi Rama, transmeton Klankosova.tv.

Në fotografitë e postuara nga Rama shihet se Perezi ia ka bërë dhuratë kryeministrit të Shqipërisë një fanellë të klubit, teksa Rama i ka bërë dhuratë Perezit një pikturë të punuar nga ai.

559806297_1355962172566107_4815974498268816569_n.jpg?stp=dst-jpg_p526x395_tt6&_nc_cat=1&ccb=1-7&_nc_sid=833d8c&_nc_ohc=XMcHXbScB7YQ7kNvwE0SpdF&_nc_oc=AdlO1BtOSkT-RWoWb1vcTM2hS5UgfBcIkIturYlZ8nJnIS2Tz5je5WTCxf2hVOZ60Kc&_nc_zt=23&_nc_ht=scontent.fprn4-1.fna&_nc_gid=vdb8-ZUf6D8Kikq_teYgwQ&oh=00_AfcMqffd38s3Y3sI5vOUirOfzXzlTcwYjuT-DamdmjM9Og&oe=68E75FF2

May be art of 2 people and text that says 'ሰፍት Reala Edi EdiRama Rama Work'

Enjoyed this article? Stay informed by joining our newsletter!

Comments

You must be logged in to post a comment.