S’e mendoja që duhet shkuar rrotulla’’, Kelmendi ironizon për Çekon: Ndoshta duhej të flisja me Manxhukën a Mihalin

Gazetari dhe autori i emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi foli në lidhje me refuzimin e kandidatit të VV-së për Prishtinë, Hajrulla Çekon për të marrë pjesë në debatin për Prishtinën.

 

Kelmendi u shpreh tutje me ironi se ndoshta duhej të kishte komunikuar me Arlind Manxhukën apo edhe me Dejona Mihalin, rreth pjesëmarrjes për ballafaqimin e kandidatëve në televizion, transmeton klankosova.tv.

 

“Në fakt ndoshta edhe unë duhet të jem pak vetëkritik që ndoshta është dashur të flas me z.Manxhuka ose znj.Mihali, por unë kam menduar që kandidatit për kryetar të kryeqytetit mund t’i bëjë ftesë direkt dhe ai t’ma thotë mendimin e vet direkt, s’kam menduar se duhet shkuar me rrotulla”, u shpreh tutje ai.

Enjoyed this article? Stay informed by joining our newsletter!

Comments

You must be logged in to post a comment.